Dortmundi e nis sezonin në Bundesliga kundër skuadrës së Paçaradës

Futboll

Dortmundi e nis sezonin në Bundesliga kundër skuadrës së Paçaradës

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Pasi e humbi titullin në javën e fundit sezonin e kaluar, Borussia Dortmund e fillon sezonin e ri në Bundesliga me një ndeshje në shtëpi kundër FC Koln, skuadër në të cilën luan mbrojtësi i Kosovës, Leart Paçarada. Kosovari starton si titullar në këtë ndeshje  

Derisa Dortmund përfundoi pas kampionëve tashmë të përhershëm Bayern Munchen vetëm për shkak të golëdallimit, skuadra e Billy Goats përfundoi e 11 sezonin e kaluar – më 29 pikë më pak së nënkampionët.

Borussia Dortmund e fillon sezonin pa disa futbollistë që mungojnë shkaku i lëndimeve si: Jamie Bynoe-Gittens, Julien Duranville, Thomas Meunier dhe Giovanni Reyna.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq për BVB, në këtë ndeshje nuk kanë startuar as Karim Adeyemi, Mateu Morey Bauza dhe Felix Nmecha.

Pasi shënoi dy gola në Kupë, Sebastien Haller do t’i prinë sulmit në formacionin 4-2-3-1, ku ai do të ndihmohet nga Donyell Malen, Marco Reus dhe Julian Brandt.

Edhe FC Koln ka një numër të lënduarshit ku mungojnë si titullar, Noah Katterbach, Jan Thielmann dhe Steffen Tigges të cilët nuk kanë udhëtuar fare në Signal Iduna Park.

Steffen Baumgart po ashtu paraqitet me formacion 4-1-3-2 , ku në sulm operon dyshja më e avancuar Davie Selke dhe Luca Waldschmidt derisa mesfushës i prin Eric Martel.

Për Koln ka startuar nga minuta e parë edhe Leart Paçaraaa, mbrojtësi i majtë i Kombëtares së Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat