Skuadra shqiptare mobilizon forcat ndaj Vardarit, trajneri shpreh optimizmin 

Futboll

Skuadra shqiptare mobilizon forcat ndaj Vardarit, trajneri shpreh optimizmin 

Nga: K. G. Më: 19 gusht 2023 Në ora: 18:37
Milan Radoviq

Skuadra shqiptare Voska Sport nga Ohri synon fitore në duel me Vardarin e Shkupit, në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit maqedonas.

Ballafaqimi luhet nesër në orën 17.00 në Ohër.

Trajneri Voska Sport, Milan Radoviq, shpreh optimizmin: “Një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi kemi pësuar dy disfata paraprakisht, edhe pse realisht kemi luajtur mirë në të dyja ndeshjet, mirëpo në aspekt të rezultatit nuk kemi kaluar mirë.

Unë së bashku me stafin tim besojmë në këto djem, në ekipin tonë, mendoj se mund të bëjmë rezultat të mirë, të fitojmë Vardarin, edhe pse e dimë që Vardari është një emër i madh në Maqedoni, mirëpo për ne është e njëjtë, edhe pse tek ne vijnë në një moment jo të mirë”.

Voska synon fitoren e parë në kampionat pas dy humbjeve. 

Voska e ka një sprovë të vështirë ndaj skuadrës më madhe maqedonase.

“Do e them prapë, nuk është e lehtë të luash pas dy disfatave, mirëpo neve jemi të aftë dhe të përgatitur për një gjë të tillë, ashtu që jemi maksimalisht të përgatitur dhe me shumë optimizëm presim këtë takim”, thotë Radoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat