Liria fiton pikën e parë, Dritës i anulohen tre gola nga VAR-i

Futboll

Liria fiton pikën e parë, Dritës i anulohen tre gola nga VAR-i

Nga: K. G. Më: 19 gusht 2023 Në ora: 19:03
Liria

Liria e Prizrenit ka arkëtuar pikën e parë në edicionin e ri në elitën e futbollit Kosovës. 

Përballja mes Lirisë dhe Dritës ka përfunduar pa gola (0:0) në kuadër të javës së dytë.

Në minutën e 54-të Muharrem Jashari i Dritës së Gjilanit, i pafat ku gjuajtja e tij nga 10 metra ndalet nga tërthorësja.

Dritës i anulohen tre gola nga sistemi VAR për shkak të pozitës jashtë loje.

Golat iu anuluan Besnik Krasniqit (25'), Almir Ajzerajt (44'),dhe Albert Dabiqaj (79')..

Në javën e ardhshme, Drita do të ndeshet me Ballkanin dhe Liria i shkon në Klinë Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat