Real Madridi synon fitoren e dytë në udhëtim

Futboll

Real Madridi synon fitoren e dytë në udhëtim

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Almeria e pret në stadiumin e tyre Real Madridin sot, derisa ndeshja do të zhvillohet në Juegos del Mediterráneo Stadium në Almeria

Kjo do të jetë ndeshja e dytë në shtëpi për vendasit në sezonin e ri 2023/24 dhe e dyta rresht jashtë Bernabeut për skuadrën nga kryeqyteti spanjoll.

Megjithatë, Ancelotti ende nuk i beson atij dhe në vend të tij sonte ka startuar me portierin ukrainas, Lunon.

Los Blancos e kërkojnë fitoren e dytë me radhë në ligë, pasi mposhtën Athletic Bilbaon në të parën. Almeria hynë në këtë ndeshje pas humbjes që pati ndaj Rayo Vellacanos në ndeshjen e parë, po ashtu në shtëpi.

Suarez i prin sulmit të Almerias në formacionin 4-2-3-1.

Vinicius Junior, Rodrygo dhe Bellingham janë katërshja e rrezikshme që pritet ta sulmojnë Almerian nga fillimi derisa në mesfushë sot kanë startuar Tchouameni, Valverde dhe Kroos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat