Yigit flet për barazimin ndaj Dritës

Futboll

Yigit flet për barazimin ndaj Dritës

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 19:57
Yigit

Liria dhe Drita kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së dytë në Albi Mall Superligë.

Ka qenë një ndeshje mjaftë interesante me raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat, por që në fund gola nuk pati.

Trajneri i Lirisë, Nedim Yigit ka thënë pas ndeshjes se janë përballur me një kundërshtar shumë të fortë dhe është i kënaqur me luftën që bën futbollistët e tij.

“E dimë që Drita është një nga skuadrat më të përgatitura në Superligë.

Futbollistët dhe stafi teknik i Dritës edhe në Evropë na kanë përfaqësuar shumë mirë.

“Ata janë më të mirë edhe në kontingjent të lojtarëve.

Kemi pasur mundësi të shënojmë, por në mes të lojës Drita ishte më e rrezikshme”.

“Ende nuk jam i sigurt nëse duhet të gëzohem apo të hidhërohem me këtë pikë.

Kam thënë edhe më herët se kemi disa mungesa dhe me tu rikthyer ata do të jemi më të fortë”, tha Yigit.

“Duam ta bëjmë një skuadër që bën një lojë të mirë dhe të bëjmë gjëra të mira. Shpresoj që edhe në ndeshjet tjera të luftojmë si në ndeshjen e sotme”, deklaroi trajneri turk pas ndeshjes..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat