Ronaldo i fundit në renditje

Futboll

Ronaldo i fundit në renditje

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 22:07
Pamje nga ndeshja

Pas triumfit në Champions League-n Arabe, gjërat nuk po shkojnë mirë për Cristiano Ronaldo-n me fillimin e kampionatit saudit, ku Al Nassr-i i tij e nisi shumë keq me dy humbje në dy ndeshjet e para.

Nëse në ndeshjen e parë – humbi me Al Ittifaq të Gerrard-it 2;1, pavarësisht golit fillestar nga Sadio Mane – Ronaldo mungonte për shkak të goditjes së marrë në finale, portugezi 38-vjeçar dje doli në fushë nga minuta e parë kundër Al Taawon.

Një sfidë e lehtë në letër, përballë një publiku miqësor dhe ndaj një skuadre që nuk i përket grupit të klubeve saudite që javët e fundit kanë bastisur yjet e futbollit europian.

Al Taawon dukej si një viktimë sakrifikuese, por e fitoi ndeshjen 2-0, duke kaluar në avantazh në minutën e 20-të të pjesës së parë dhe duke arritur t’i rezistojë përpjekjeve të Al Nassr gjatë gjithë ndeshjes, deri në golin që vulosi rezultatin në minutën e 96-të.

Performanca e Ronaldos ishte zhgënjyese, pesë herë fituesi i Topit të Artë përfundoi gjithashtu  në një video që u bë virale në të cilën, i hedhur i vetëm kundër portierit kundërshtar në pjesën e dytë, u përpoq ta kalonte atë duke humbur një rast shumë të mirë.

Menjëherë pas kësaj, arbitri ka fërshëllyer për një pozicion jashtë loje, por kjo ka mjaftuar për t’i bërë rrjetet sociale të talleshin me të, me fjalë si “i turpshëm” dhe “ka mbaruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat