Messi sërish shënon gol të mrekullueshëm, Inter Miami fiton trofeun e parë në histori të klubit

Futboll

Messi sërish shënon gol të mrekullueshëm, Inter Miami fiton trofeun e parë në histori të klubit

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 09:35
Inter Miami

Inter Miami ka fituar finalen e Kupës së Ligës pasi ka mposhtur Nashvillen pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt ka përfunduar baras 1-1, derisa penalltitë kanë qenë vendimtare për triumfin e Inter Miamit në Kupën e Ligës.

Ishte minuta e 23-të e ndeshjes, kur Lionel Messi realizoi një gol spektakolar për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Megjithatë skuadra vendase barazoi shifrat në 1-1 përmes sulmuesit Fafa Picault në minutën e 57-të.

Fundi i ndeshjes ka qenë tejet dramatik me dy skuadrat që patën mundësi të arta shënimi, megjithatë gola më nuk pati dhe fituesi u përcaktua përmes penalltive.

Janë ekzekutuar plot 22 penallti, ku në fund Inter Miami fitoi me shifrat 9-10, pasi Leal dhe portieri Panicco humbën për vendasit.

Për Inter Miamin ky është trofeu i parë në histori të klubit i cili është formuar në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat