Inzaghi i kënaqur me fitoren, po kërkon ende përforcime

Futboll

Inzaghi i kënaqur me fitoren, po kërkon ende përforcime

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 10:46
Inzaghi ka mbetur i kënaqur me atë që kanë dhuruar futbollistët e tij në fushë.

Interi e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A, teksa ka mposhtur Monzën me rezultat të pastër 2-0.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka mbetur i kënaqur me atë që kanë dhuruar futbollistët e tij në fushë.

“Ishte një ndeshje e mirë kundër një kundërshtari me vlera. Jam i lumtur nga lojtarët sepse dallova që ishin entuziastë, sigurisht të shtyrë edhe nga publiku”.

“Tifozët ishin të mrekullueshëm edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje që luhej në datën 19 gusht. E vërteta është se skuadra ka ndryshuar shumë, janë larguar lojtarë prej planeve të drejtuesve apo edhe prej zgjedhjeve personale. Vijmë nga dy sezone shumë të mirë, por duhet edhe pak punë për të kompletuar organikën”, tha Inzaghi.

Tutje trajneri italian i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron ende përforcime, pasi qëllimi është t’i ketë nga dy futbollistë në secilën pozitë.

“Drejtuesit po punojnë sepse e kemi për detyrë të kënaqim tifozët me rezultatet në fushë. Nuk dua të flas për emra, dihet se në çfarë roli jemi të zbuluar”.

“Afati kalimtar zhvillohet çdo ditë dhe duhet të jemi të vëmendshëm për të përfituar. Ashtu si vitin e kaluar, kërkoj nga dy lojtarë për pozicion sepse dua konkurrencë në skuadër”, u shpreh Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat