Tare nderon figurën e trajnerit që e promovoi: Burrë i madh

Futboll

Tare nderon figurën e trajnerit që e promovoi: Burrë i madh

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 12:19
Karlo Macone - majtas

Ditën e djeshme, futbolli italian humbi një figurë të rëndësishme që ka shkruar histori.

Ish-trajneri legjendar, Karlo Macone ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas vetëm kujtimet si njeriu që promovoi figura të mëdha në Itali, mes tyre Totin dhe Igli Taren

Vetë ish-futbollisti i Kombëtares, Tare e ka nderuar figurën e Macones duke e konsideruar një burrë të madh, të cilin shton se do ta kujtojë gjithmonë të qeshur dhe duke festuar.

“Lamtumirë burrë i madh. Do të doja të të kujtoja gjithmonë kështu. Prehu në paqe”, shkruan Tare.

Macone bëri të mundur transferimin e ish-lojtarit të kombëtares, Igli Tare në Itali tek skuadra e Breshias në vitin 2001, duke i dhuruar debutimin në ndeshjen kundër Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat