Marco Verratti ka rënë dakord me Al Ahlin

Futboll

Marco Verratti ka rënë dakord me Al Ahlin

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 12:32
Marco Verratti

Marco Verratti duket se po shkon drejt Arabisë Saudite! Por jo për Al Hilalin, i cili fillimisht ishte i interesuar për blerjen e tij, por për Al Ahlin.

Sipas informacioneve të fundit të “L΄Equipe”, mesfushori italian ka bashkuar duart me skuadrën e Pro Ligës Saudite dhe tashmë e vetmja pengesë për kompletimin e transferimit janë kërkesat financiare të Parisit .

Pavarësisht se parizienët nuk e përfshijnë 30-vjeçarin në planet e tyre dhe e shtyjnë drejt daljes, në fakt ishin ata që ia prishën transferimin te Al Hilal për shkak të diferencave financiare.

Mbetet për t’u parë nëse situata do të jetë e ngjashme me Al Ahlin, i cili megjithatë pas “Po”-së së Verrattit do të përpiqet në të gjitha mënyrat të marrë miratimin e skuadrës franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat