Struga vijon ëndrrën europiane

Futboll

Struga vijon ëndrrën europiane

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 13:00
Struga

Struga vijon ëndrrën europiane

Struga do të ndeshet të enjten me Bredablik në sfidën e parë të play-off të Conference League.

Një moment historik për kampionët e Maqedonisë së Veriut që janë vetëm një hap larg fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Shpëtim Duros synon që dhe ndaj kampionëve të Islandës të arrijë të bëjë mirë, për të regijistruar momentin më të artë të klubit të Strugës. Kundërshtari nuk mund të konsiderohet nga më të vështirët, ndaj te Struga kanë besim se mund të arrijnë ta kalojnë dhe këtë pengesë të fundit.

Bredablik është një skuadër me lojtarë kryesisht vendas, ndërkohë që vlera në “Transfermarkt” është më e ulët se e Strugës, pasi llogaritet diçka më pak se 3 milionë euro.

Ndonëse një ekip pa shumë histori, në edicionet e fundit ka bërë mirë në Europë, pasi ka arritur që të shkojë dy herë radhazi deri në turin e tretë të Conference League, ndërkohë është hera e parë që shkojnë në raundin play-off.

Përballja e parë, do të luhet në Strugë dhe do të vijë live dhe në ekranin e SuperSport/Digitalb, me shpresën se në Europë skuadra e Shpëtim Duros do të bëjë të flitet shqip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat