Pioli dëshiron ta vazhdojë

Futboll

Pioli dëshiron ta vazhdojë

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 15:02
Stefano Pioli

Stefano Pioli dëshiron ta vazhdojë barbekjunë e mbajtur një ditë më parë në Milanello edhe në transfertën e Bologna.

Pra, t’i marrë Thiago Motta dhe lojtarët e tij, t’i vendosin të skuqen në skarë dhe shijojë vaktin me tri pikë, të cilat, pas debutimit fitimtar të Interit dhe Napolit, tashmë duken të jenë thelbësore. Ky është synimi i atyre që thirren për të fituar, me një skuadër që ka ndryshuar shumë.

“Klubi dhe drejtuesit kanë dëgjuar këshillat e mia për karakteristikat e lojtarëve dhe për rolet në mënyrë që të kemi më shumë zgjidhje, – shpjegon trajneri kuqezi. – Kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në fund të merkatos, klubi është gati dhe i vëmendshëm, por jam i kënaqur me atë që është bërë.

Jam i kënaqur me lojtarët që kanë ardhur dhe në çdo rast të mos harrojmë që kanë ndryshuar rreth 20 elementë ndërmjet hyrjeve dhe daljeve. Ne duam të jemi ambiciozë dhe konkurrues, sepse kanë ardhur lojtarë të fortë.

Gjithçka mund të ndodhë, edhe nëse qëndrojmë të njëjtë si grup”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat