Gjimshiti fiton duelin me Bajramin

Futboll

Gjimshiti fiton duelin me Bajramin

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 00:36
Pamje nga ndeshja

Atalanta e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A. Bergamaskët kanë mposhtur Sasuolon me shifrat 0:3.

Ndeshja qendroi në baraspeshë 0-0 deri në minutën e 83-të, kur De Ketelaere tundi rrjetën.

Belgu dështoi në sezonin e shkuar në radhët e Milanit, por duket i shndërruar te Atalanta, ku e nisi rrugëtimin e tij me gol që në ndeshjen e parë.

Ndërkohë, në minutën e 93-të Zortea shuajti çdo shpresë të mbetur te Sasuolo, duke shënuar edhe golin e dytë të ndeshjes. Titullar në këtë përballje ishin edhe dy shqiptarë.

Në njërin krah qendronte Bajrami me fanellën e Sasuolos, ndërsa në krahun tjetër qendronte Gjimshiti me fanellën e Atalantës. Në fund duelin e fitoi Berat Gjimshiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat