Milan perfekt në debutim, mjaftojnë Giroud dhe Pulisic, Bologna dorëzohet

Futboll

Milan perfekt në debutim, mjaftojnë Giroud dhe Pulisic, Bologna dorëzohet

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 22:50
Milan

Milani e mbyll që në pjesën e parë transfertën e “Dall Ara”-s kundër Bologna-s ku ia del të fitojë 2-0 ndaj vendasve të Motta-s.

Skuadra kuqezi dha sinjale shumë interesante pasi një pjesë e madhe e blerjeve të reja funksionuan në perfeksion te skuadra e Piolit.

Reijnders me asistin për golin e parë dhe Pulisic mbi të gjithë siguruan tifozët kuqezi se Milani nuk ka humbur në cilësi pas largimit të Tonalit me paratë e të cilit u rindërtua e gjithë skuadra.

Në krahun tjetër, Bologna rezultoi një skuadër normale për kuqezinjtë që sigurojnë suksesin e parë që në debutim. Në ndeshjen tjetër, atë mes Torinos dhe Cagliarit nuk pati fitues e as gola.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat