Harry Kane bëhet baba për herë të katër

Futboll

Harry Kane bëhet baba për herë të katër

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 08:04
Harry Kane

Harry Kane ka festuar për lindjen e fëmijës së tij të katër, pak javë pasi që ai u transferua të skuadra e Bayern Munchen

Kapiteni i Anglisë dhe gruaja e tij, Kate, kanë lajmëruar në rrjetet sociale se janë bërë prindër të një djali që e kanë quajtur Henry Edward Kane.

“Mirë se erdhe në këtë botë Henry Edward Kane. 20/8/2023. Të duam shumë djalosh”, ka postuar Kane në X (ish Twitter),

Ky është fëmija i katër i çiftit.

Kanë kaluar pak javë kur familja Kane u largua nga Londra për t’u vendosur në Bavari pasi që Bayern Munchen pagoi 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Por, ende nuk dihet se ku ka lindur fëmija. Por, interesante është se tashmë kanë fillu teorirat së djali i golashënuesit më të mirë në Angli mund të luajë për Gjermaninë në të ardhmen, nëse ai ka lindur në Munchen.

Megjithatë, sipas fotove thuhet se Henry më shumë gjasë ka lindur në Britani.

Kane shpreson që të bëjë gjumë të mirë pasi që ai prite të luajë në ndeshjen që Bayern do të luajë kundër Augsburg në Allianz Arena këtë të diele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat