Nuk ndalet Chelsea, “blutë” transferojnë portierin serb

Futboll

Nuk ndalet Chelsea, “blutë” transferojnë portierin serb

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 09:18
Djordje Petrovic

Djordje Petrovic do të jetë lojtari më i ri i Chelsea.

Klubi anglez ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe me klubin New England Revolution, për të bërë të mundur këtë transferim.

Sipas burimeve të Fabrizio Romano, Petrovic do të nënshkruajë kontratën e tij me klubin anglez të mërkurën. Kontrata e tij do të jetë 7-vjeçare, deri në vitin 2030, por gjithashtu edhe me një opsion rinovimi për një tjetër sezon.

17.5 milionë dollarë plus 2.2 milionë do të shkojnë në arkat e New England Revolution për kartonin e portierit serb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat