​Lëndohet ylli i Chelseat

Futboll

​Lëndohet ylli i Chelseat

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 09:21
Carney Chukwuemeka

Ylli i Chelseat Carney Chukwuemeka ka pësuar një dëmtim në gjurin e tij të majtë gjatë ndeshjes kundër West Ham United të dielën në kuadër të javës së dytë të Premier Ligës.

Mesfushori ofanziv iu nënshtrua një operacioni të cilin e ka kryer me sukses dhe tani ka nisur fazën e rikuperimit, ka njoftuar klubi londinez.

Chukwuemeka shënoi golin e vetëm të Chelsea në humbjen 3-1 nga West Ham United.

Ndërsa u lëndua në minutën e 46’ të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat