Pavard mund të zyrtarizohet brenda javës tek Inter

Futboll

Pavard mund të zyrtarizohet brenda javës tek Inter

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 09:26
Benjamin Pavard.

Inter është pajtuar me të gjitha detajet në kërkesën e Bayern Munich për Benjamin Pavard.

Prandaj gjatë ditës së sotme mund të kthehet përgjigja pozitive nga bavarezët, shkruajnë mediet italiane.

Klubi nga Serie A janë duke përgatitur edhe caktimin e testeve mjekësore për anësorin francez, të cilat mund të kryhen nga lojtari të mërkurën ose enjten.

27 vjeçari përveç nga Inter, ka pasur ofertë edhe nga Manchester United, por negociatat me anglezët janë ndërprerë, duke i hapur rrugë italianëve për transferimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat