Ka marrëveshje, Cancelo do t’i bashkohet Barçës këtë javë

Futboll

Ka marrëveshje, Cancelo do t’i bashkohet Barçës këtë javë

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 09:27
João Cancelo

João Cancelo është gjithnjë e më afër transferimit në Barcelonë.

Futbollisti portugez madje mund të bëhet “Blaugrana” qysh këtë javë pasi marrëveshja është arritur mes tri palëve.

Kanë mbetur vetëm edhe disa detaje, ndërsa lojtari do të përfundojë tek kampioni spanjoll në formë huazimi për një vit, me mundësi qëndrimi aty më gjatë, nëse e tregon veten dhe nëse Barça e shpreh interesimin për ta blerë kartonin e tij.

Përfaqësuesi portugez e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar në Bayern Munich në formë huazimi, por gjiganti bavarez nuk e shfrytëzoi mundësinë e blerjes definitive të tij.

Ndërsa, tash trajneri Pep Guardiola nuk llogarit më në shërbimet e Cancelos dhe ai po e pret dritën e gjelbër për ta marrë rrugën drejt Spanjës për t’u bërë lojtar i ri i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat