Hazrollaj “Ylli i javës” në Superligë: Është motiv për mua

Futboll

Hazrollaj “Ylli i javës” në Superligë: Është motiv për mua

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 10:28
Drilon Hazrollaj

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i javës”.

Ky çmim për xhiron e 2-të të Albi Mall Superligës i ka takuar sulmuesit anësor të KF Malisheva, Drilon Hazrollaj pasi në ndeshjen kundër Fushë Kosovës ai pati një paraqitje briliante, duke shënuar 3 gola dhe duke asistuar në një tjetër gol. Hat-Tricku i Hazrollajt është i pari në këtë kampionat, ndërsa me këtë fitore Malisheva arkëtojë 3 pikë të reja duke qenë, pas dy xhirove, lidere në Albi Mall Superligë edicioni 2023/24.

Pasi mori këtë çmim, Hazrollaj u shpreh i lumtur që skuadra e tij e nisi mbarë edicionin e ri në elitën e futbollit në Kosovë.

“Çmimi ‘Ylli i javës’ është i pari për mua dhe sinqerisht jam shumë i lumtur. Kur shpërblehesh si më i miri i xhiros shtohet edhe motivi i punës. Falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik të cilët më ndihmuan që unë të kem një performancë të tillë dhe të fitoj këtë çmim. E kemi filluar kampionatin mbarë dhe uroj që të vazhdojmë këtë ecuri pozitive edhe në xhirot e ardhshme", ka thënë Drilon Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat