Ballkani gjendet në pengesën e fundit për në grupet e Conference League

Futboll

Ballkani gjendet në pengesën e fundit për në grupet e Conference League

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:22
Ballkani

Ballkani gjendet në pengesën e fundit për në grupet e Conference League, bjellorusët e Bate Borisov.

Të besuarit e Ilir Dajës duan që për të dytën herë radhazi të arrijnë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Kampionët e Kosovës vijnë pas 4 fitoreve radhazi në Europë, ndërkohë që kanë marrë 6 pikë të plota edhe në 2 javët e para të kampionatit duke dëshmuar një formë mjaft të mirë.

Të enjten në Prishtinë do të luhet akti i parë i “play-off”, ndaj Bates që edicionin e shkuar u rendit e treta në kampionat, ndërkohë që në rrugën e saj në Europë ka treguar se nuk është në momentet e saj më të mira. Në “Fadil Vokrri”, skuadra nga Suhareka synon që të marrë një rezultat pozitiv, që në sfidën e kthimit të ketë dhe qetësinë e avantazhit.

Skuadra e Dajës tashmë ka dhe eksperiencën me vete, e pretendon të bëhet e para skuadër shqiptare që merr pjesë dy herë radhazi në grupet e një kompeticioni të UEFA-s.

Bate Borisov nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm, teksa këtë edicion pasi kaloi Partizanin në turin e parë të Champions u “shpartallua” nga Aris në raundin e dytë me rezultatin e përgjithshëm 11-5. Më pas në Europa League u eliminua nga moldavët e Sheriff Tiraspol me rezultatin e të dyja ndeshjeve 7-3 e tani në Conference League luajnë ndaj kampionëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat