Xherdan Shaqiri e motivon kushëririn e tij që luan në Kosovë

Futboll

Xherdan Shaqiri e motivon kushëririn e tij që luan në Kosovë

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:24
Eldonit Shaqiri me fanellë të kuqe

Xherdan Shaqiri është bërë tashmë futbollist me famë botërore, ndërsa ka fituar tituj të rëndësishëm, mbi të gjithë Ligën e Kampionëve.

Por, ylli nga Kosova nuk i harron asnjëherë familjarët e tij

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit e ka bërë një postim në rrjetet sociale, respektivisht në Instastory, përmes së cilit e ka motivuar dhe i ka dhënë zemër kushëririt të tij, Eldonit Shaqiri, i cili luan për Gjilanin.

Ky i fundit debutoi në ekipin senior të Gjilanit, në mungesë të lojtarëve seniorë shkaku i krizës financiare, në ndeshje me Prishtinën dje.

E pas disa orësh pasoi statusi i futbollistit të Chicago Fire, me kushëririn e tij të afërt duke luajtur kundër Bardhekaltërve, ndërsa e përdori edhe një “emoji” motivues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat