Jeremy Doku pranë zyrtarizimit me “qytetarët”

Futboll

Jeremy Doku pranë zyrtarizimit me “qytetarët”

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:34
Jeremy Doku

Manchester City ka realizuar blerjen e radhës në merkato.

Kampionët e Europës dhe Anglisë kanë arritur një marrëveshje me ekipin francez të Rennes për 21-vjeçarin, Jeremy Doku.

Talenti bleg është marrë nga “Qytetarët” për 65 milionë euro për të zëvendësuar Riyad Mahrez, i transferuar këtë verë në Arabi.

Në garë për lojtarin ka qenë edhe West Ham, por futbollisti ka dashur gjithmonë vetëm City-n dhe ka arritur marrëveshjen personale me ta.

Doku do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare dhe do të fluturojë të martën drejt Manchester, ndërsa vizitat mjekësore do t’i zhvillojë ditën e mërkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat