Nuk i interesojnë milionat saudite

Futboll

Nuk i interesojnë milionat saudite

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:36
Rodrigo de Paul

Rodrigo de Paul ka refuzuar një ofertë faraonike nga Al Ahli.

Klubi saudit ishte fokusuar për të gjetur një mesfushor qendre dhe argjentinasi ishte i përzgjedhuri.

Oferta e Al Ahli në drejtim të Atletico Madrid ishte 32 milionë euro, duke i plotësuar në letër kërkesat e klubit spanjoll.

Por ai që ka hedhur poshtë këtë negociatë, ka qenë pikërisht mesfushori argjentinas.

Ai ka refuzuar ofertën e klubit të Arabisë Saudite dhe ka shprehur vullnetin për të qëndruar nën drejtimin e Diego Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat