Me synime të mëdha

Futboll

Me synime të mëdha

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:46
Pulisic

Milani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Serie A, duke marrë një fitore në transfertë.

Kuqezinjtë triumfuan jashtë me Bologna me rezultat të pastër 0-2, ku shkëlqyen edhe transferimet e reja.

Christian Pulisic debutoi me gol në Serie A, teksa realizoi në mënyrë spektakolare për t’i dhënë Milanit një tre pikësh të madh në Bologna.

Pas ndeshjes, lojtari amerikan ka thënë se ka qenë një natë perfekte, ku e ka cilësuar si të pabesueshme që është pjesë e Milan.

“Mendoj se ishte një natë gati perfekte, sepse duke e vënë menjëherë në shina ndeshjen, pas 20 minutash, e kishim më të lehtë për tri pikët e para.

Pastaj, të mos pësonim gol ishte një tjetër mesazh i rëndësishëm, pasi në këtë mënyrë ne sulmuesit mund të luajmë shumë herë më të qetë përpara.

Për mua ishte diçka e pabesueshme që të vija te Milani, por tani që jam këtu dua ta shijoj në maksimum këtë aventurë. Unë erdha dhe pranova, pasi jam i bindur se me Milanin mund të fitojmë titullin kampion në fund.

Jemi të ndërtuar për të dalë të parët, pasi ofruan momente lojë shumë interesante dhe tani e në vazhdim vetëm mund të përmirësohemi. Madje, nuk duam vetëm titullin, por t’i shkojmë deri në fund edhe Kupës së Italisë dhe Champions League”, u shpreh sulmuesi amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat