Mbrojtësi shqiptar i jep mesazh Silvinjos me formën tij

Futboll

Mbrojtësi shqiptar i jep mesazh Silvinjos me formën tij

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:52
Arlind Ajeti

Arlind Ajeti ka rilindur në Rumani. Mbrojtësi shqiptar po gjen sërish formën e tij më të mirë në karrierë.

Përvoja me fanellën e Kluzhit po shkon më së miri për 29-vjeçarin.

Para disa kohësh ai mahniti edhe presidentin e skuadrës së Adana Demirsporit me paraqitjen në kualifikueset e Ligës së Konferencës, aq sa kreu i klubit turk e përgëzoi personalisht pas ndeshjes dhe i kërkoi drejtorit të tij sportiv të nënshkruante menjëherë me të.

Paraqitjet pozitive vazhdojnë edhe në kampionat për Arlind Ajetin. Mbrojtësi shqiptar shënoi gol në përballjen e djeshme kundër Universitetit të Kluzhit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-4 në favor të CFR Kluzhit dhe një ndihmë të madhe luajti edhe goli i Ajetit në minutën e 63-të. Lojtari 29-vjeçar goditi portën me kokë pas një goditjeje nga këndi.

Portieri kundërshtar arriti ta kthente topin sërish në lojë, por VAR-i konfirmoi se goditja ishte pritur pasi kishte kaluar sfera vijën fatale.

Me formën e shfaqur në javët e fundit Arlind Ajeti i jep një mesazh edhe Silvinjos, i cili mund ta ftojë për dy përballjet vendimtare të muajit shtator, ato kundër Çekisë dhe Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat