Fetahi përshëndetet me Voska Sport

Futboll

Fetahi përshëndetet me Voska Sport

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 12:05
Voska Sport,

Behar Fetahi edhe zyrtarisht do të vazhdojë karrierën në Slloveni te 16-herë kampionët e Sllovenisë, NK Maribor, me të cilën skuadër u dakorduam për një marrëveshje 3-vjeçare.

Fetahi pasi nënshkroi kontratën me ekipin e njohur slloven, u rikthye sërish në Ohër, për tu përshëndetur me pjesën tjetër të skuadrës së F.C Voska Sport.

Ai skuadrës së Voska Sport iu bashkua shkurtin e vitit 2021, ndërsa edhe pse në moshë të re, shumë shpejtë u shndërrua në një nga futbollistët kryesor të skuadrës.

20-vjeçari zhvilloi 65 ndeshje me fanellën e Voska Sport, duke realizuar edhe 50 gola, 29 prej të cilëve vetëm edicionin e kaluar në 28 ndeshje të zhvilluara në Ligën e Dytë, kur edhe u shpall golashënuesi më i mirë i edicionit 2022/23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat