Letra emocionuese e Behar Fetait, pas transferimit te Maribori

Futboll

Letra emocionuese e Behar Fetait, pas transferimit te Maribori

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 12:05
Voska Sport

Ndeshja ndaj Brerës në Strumicë ishte e fundit me fanellën e Voska Sport për Behar Fetahin.

Futbollisti i talentuar nga Shkupi në tre vitet e ardhshme do të jetë pjesë e klubit të njohur slloven, Maribor.

Fetahi ka shkuar për tu përshëndetur me klubin.

Një gjë të tillë, ai e ka bërë edhe përmes një postimi në rrjetin social Facebook, por më shumë sesa një postim, ishte një letër drejtuar ishklubit të tij Fortuna nga Hasanbegu, aty ku kishte nisur karrierën, në krye me Rrahman Ajetin dhe Voska Sport në krye me presidentin Nafi Useini dhe drejtorin Artan Borova.

"Nepermjet ketij postimi desha qe ti falemenderoj te gjithe ata qe me kan qendruar pran gjat gjithe kesaj kohe qe kam ditur te bej punen me te mire ne bote te luaj futboll!!

Falemenderim i vecant  njeherit shkon per klubin tim amë Fortuna nga Hasanbegu dhe Rahman Ajetin te cilin nuk do e haroj kurre,gjithashtu klubin Voskasport ne krye me presidentin Nefi Useini dhe drejtorin Artan Borova te cilet besuan ne mua dhe me dhan te gjitha mundsit qe te jem ketu ku jam gjithashtu te gjithe trajneret dhe ndihmesit qe jam stervit,shoket e ekipit dhe ekipeve,sidomos ish kapitenin tim Izair Eminin i cili me ka dhene keshilla se si duhet te ritem si futbollist profesionist.

Normalisht merita me e madhe shkon per familjen time qe pa ata nuk do isha ky qe jam sot.

Voskes i deshiroj shume suksese ne te ardhmen dhe u them qe do te jem nje tifoz i juaji gjithmone!!", ka shkruar Fetai,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat