Guardiola humb durimin

Futboll

Guardiola humb durimin

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 12:11
Guardiola me makinë

Të hënën pasdite Josep Guardiola ka qenë protagonist i një episodi jo shumë të këndshëm në rrugët e qytetit të Manchester-it.

Tekniku i City-t kishte parkuar makinën e tij në një pjesë të rrugës, e cila ishte e ndaluar për qëndrimin e veturave.

Kjo ka sjellë që një polic rrugorë i zonës ta penalizojë teknikun duke e ndëshkuar me një gjobë.

Në momentin kur është rikthyer pranë mjetiti Guardiola është fotografuar nga disa kalimtarë teksa shkëmbeu disa batuta me policin.

“Nëse do një fotografi me mua, atëherë duhet të më paguash”, i ka thënë katalanasi teksa i drejtohet policit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat