Cassano bën parashikimin interesant për top katërshen e Serie-A

Futboll

Cassano bën parashikimin interesant për top katërshen e Serie-A

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 12:15
Antonio Cassano

Antonio Cassano është tejet i prirur të shpalos parashikimet e tij për ndeshje futbolli.

Një të tillë, tejet interesant ai e bëri edhe për kampionatin italian -Serie-A, menjëherë pas xhiros së parë të kampionatit.

Para se gjithash, Cassano ka larguar krejtësisht Napolin nga lufta për titull, ndërsa në top katërshe ka futur skuadra mjaftë interesante.

"Këtë vit Napoli do të luftojë për të hyrë në top katërshe”, thotë ish-sulmuesi italian.

“Fiorentina dhe Atalanta do të futen në zonën e Ligës së Kampionëve me Interin dhe Juventusin ”, shtoi ai.

Ndryshe, në xhiron e parë, të Serie-A, skuadrat e mëdha italiane si Interi, Milani, Napoli e Juventusi kanë regjistruar fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat