Bonucci pranë transferimit në Gjermani

Futboll

Bonucci pranë transferimit në Gjermani

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 12:39
Bonucci

Leonardo Bonucci te Union Berlin mund të bëhet. Mbrojtësi italian do të largohet nga Juventus dhe po eksploron mundësi të ndryshme.

Sipas Fabrizio Romano, ai do të ishte shumë afër firmës me klubin gjerman. Vendimi tani i takon lojtarit, klubi është absolutisht në favor të nënshkrimit të tij dhe përgjigja duhet të arrijë këtë javë.

Në itali, për Bonucci kishte pasur interes konkret nga Lazio, i cili në fakt nuk gjeti gjuhën e përbashkët me klubin kryeqytetas.

Epoka e tij me Juventusin është pranë përfundimit, pas 502 ndeshjes dhe 35 golave me fanellën bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat