Stadiumi, moti dhe bastet

Futboll

Stadiumi, moti dhe bastet

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 20:31
Në stadiumin “Astana Arena”

Ndeshja e parë e raundit “play off” mes Astanës dhe Partizanit do të luhet të enjten në 16:00 në stadiumin “Astana Arena”.

Ky impiant ka një kapacitet prej 30.244 spektatorësh dhe është rindërtuar në vitin 2009.

Kostoja e shtëpisë së re të kampionëve kazakë ishte 185 milionë dollarë. Fusha është me bar artificial, por UEFA e ka licencuar.

MOTI- Ndryshe nga Letonia, ku të kuqtë gjetën një mot me reshje shiu, në Kazakistan priten temperatura të ngjashme me këto ditë të fundit në vendin tonë. Nesër gjatë ndeshjes temperatura pritet të jetë rreth 24 gradë celsius dhe moti do të jetë i kthjellët. Në këtë aspekt të kuqtë nuk kanë probleme me ambientimin dhe këtë herë me siguri Zekiç nuk ka marrë të gjata me vete.

BASTET – Ashtu siç pritej, Astana ështëmë e avantazhuar nga kompanitë e basteve në përballjen e së enjtes ndaj Partizanit, për “play off”-in e Ligës sëKonferencës.

Vendësit vlerësohen me koeficientin 1.63, kundrejt 4.6 të Partizanit, qëpër herë të parë në këto eliminatore europiane shkon si ekipi jofavorit. Barazimi i mundshëm në këtë sfidë kuotohet 3.8. Ndërkohë, ende nukështë konfirmuar televizioni qëdo të transmetojë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat