Një lojtar nga Azerbajxhani të Llapi 

Futboll

Një lojtar nga Azerbajxhani të Llapi 

Nga: K.G. Më: 22 gusht 2023 Në ora: 21:14
Araz Abdullayev dhe Mentor Zhdrella

Llapi i Podujevës është përforcuar me futbollistin nga Azerbajxhani, Araz Abdullayev. 

Abdullayev është sulmues anësor dhe që e bën edhe më të fortë skuadrën që drejtohet nga Tahir Batatina. 

“Sulmuesi anësor, Araz Abdullayev, i lindur më 18.04.1992 në Baku, ish-reprezentues i Kombëtares së Azerbejxhanit ka nënshkruar me Llapin.

31-vjeçari ka djersitur fanellën e Kombëtares së Azerbejxhanit në 44 ndeshje.

Klubet për të cilat është paraqitur Araz janë klube të njohura për publikun dhe futbolldashësit tanë. 

Neftchi Baku - 168 ndeshje, 29 gola e 2 asistime.

Qarabağ - 50 ndeshje, 4 gola e 2 asistime.

Anorthosis Famagusta - 29 ndeshje, 3 gola e 3 asistime.

Boluspor - 26 ndeshje, 2 gola e 4 asistim”, njofton KF Llapi.

Futbollisti me sukses ka kaluar testet mjekësore dhe mezi pret që të paraqitet në petkun e skuadrës llapjane.

“Mëngjesin e sotëm, sulmuesi më i ri i klubit tonë ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore dhe pas prezantimit të tij me fanellën e klubit tonë i është bashkuar ekipit në stërvitje.

Mirëpresim transferimin e Araz në klubin tonë duke shpresuar që përvoja dhe kualiteti i tij do t'i ndihmoj edhe më tepër fazës ofanzive në ndeshjet në vijim”, - njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat