Reali nuk dorëzohet për Kylian Mbappe, bën gati ofertën 120 milionë euro

Futboll

Reali nuk dorëzohet për Kylian Mbappe, bën gati ofertën 120 milionë euro

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 21:25
Kylian Mbappe

Real Madrid nuk është dorëzuar për Kylian Mbappe, teksa janë gati që të bëjnë një tjetër ofertë për yllin franceze.  

Sipas “The Mirror”, drejtuesit madrilenë do të tentojnë të bindin kolegët e tyre të Paris Saint-Germain me një ofertë prej 120 milionë eurosh.

Një shifër që as nuk i afrohet pretendimeve të francezëve, që nga ana e tyre e kanë bërë të qartë se për shërbimet e sulmuesit nuk pranojnë më pak se 250 milionë euro.

Megjithatë, Reali do të bëjë presion me faktin se nëse parizienët refuzojnë edhe ofertën e minutave të fundit të merkatos aktuale, atëherë do ta transferojnë Mbappe në sezonin e ardhshëm me parametër zero.

Te Reali besojnë se duke mos pasur shumë alternativa, PSG do të dorëzohet dhe do ta lejojë lojtarin të nisë aventurën në Santiago Bernabeu.

Spanjollët janë të bindur dhe kanë premtimin e 24-vjeçarit se ai nuk do të rinovojë kontratën me PSG dhe në këtë formë mund të evitojnë shpenzimet e mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat