PSV barazon në Glasgou

Futboll

PSV barazon në Glasgou

Nga: K. G. Më: 22 gusht 2023 Në ora: 22:55
Pamje nga ndeshja

Skuadra e njohur holandeze PSV ka barazuar në Glasgou të Skocisë, me rezultat 2:2 me Rangers-in, në takimin e parë të play-off-it për Champions League në futboll.

Ndeshje me rivalitet dhe skuadra skoceze dy herë ka udhëhequr me rezultat 1:0 dhe 2:1.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Ibrox”, ku të pranishëm ishin 47.537 shikues.

Për Rangers realizuan Sima (45') e Matondo (78') dhe për PSV-n  Sangare (61') e de Jong (80').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat