Chelsea fiksohet pas francezëve dhe “piketon” dyshen e Lyon-it

Futboll

Chelsea fiksohet pas francezëve dhe “piketon” dyshen e Lyon-it

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 23:11
Lyon

Pavarësisht shpenzimeve në merkato, Chelsea po mendon ende për tregun e transferimeve dhe londinezët kanë kthyer fokusin përsëri nga Franca, më konkretisht nga Lyon.

“Blutë” dështuan të transferonin në Londër talentin e Crystal Palace, Olise, me këtë të fundit që rinovoi kontratën e tij me “Shqiponjat” pasi nuk pranoi të kalonte te Chelsea.

Në këtë pikë, trajneri Pochettino dëshiron me çdo kusht të përforcojë repartin e sulmit dhe mediet britanike kanë raportuar se londinezët kanë “pikasur” dy elementet e Lyon, Rayan Cherki dhe Bradley Barcola.

Sezoni në Francë ka nisur dhe Lyon ka dështuar në dy javë e para që të shijojë pikët e para, ndërsa të dy lojtarët shihen si e ardhmja e skuadrës, por nëse Chelsea prezantohet me një ofertë të mirë, atëherë Lyon mund të dorëzohet.

Chelsea përballet me disa pengesa, fillimisht koha e shkurtër që ka në dispozicion, pasi merkato është drejt fundit. Më pas, Lyon ka ndryshuar pronësi dhe këta të fundit duan të nisin një epokë të re dhe Cherki e Barcola janë në qendër të projektit dhe në fund oferta.

Pra, nëse Chelsea vërtet dëshiron të transferojë dyshen në Londër, atëherë i duhet të shpenzojë afro 100 milionë euro, pasi Cherki ka kontratë me Lyon-in deri në verën e vitit 2025, ndërsa Barcola deri në verën e vitit 2026.

Mediet britanike raportuan gjithashtu se “Blutë” do të kërkojnë të shfrytëzojnë marrëdhëniet e mira mes palëve, pasi Chelsea transferoi edhe Malo Gusto-n pak më parë, ndërsa tani mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të marrë numri një i Lyon-it, John Textor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat