Skënderbeu zyrtarizon dy lojtarë

Futboll

Skënderbeu zyrtarizon dy lojtarë

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 11:23
Skënderbeu

Në vigjilje të startit të kampionatit, Skënderbeu me anë të njoftimi në faqen zyrtare të klubit njoftoi dy transferimet e fundit të merkatos. Fjala është për Ermir Rashicën dhe Suhel Muharrem. I pari mbërrin në Korçë nga Trepça 89 teksa luan në rolin e sulmuesit.

19-vjeçari shihet si një element me shumë potencial për të ardhmen.

Nga ana tjetër, Muharrem është një tjetër lojtar me tipare ofensive. 21-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e Strugës ndërsa është një prodhim i Shkupit. Me Skënderbeun, Muharrem ka firmosur një kontratë trevjeçare.

Kështu, trajneri Ivan Gvozdenovic kompleton edhe më shumë organikën e juglindorëve ndërsa kujtojmë se Skënderbeu e nis kampionatin në transfertën rrogozhinase ndaj Egnatias më datë 26 gushtt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat