Pochettino: Kam besim te Mudryk

Futboll

Pochettino: Kam besim te Mudryk

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 12:14
Mudryk

Trajneri i Chelseas Mauricio Pochettino ende ka besim te sulmuesi Mykhailo Mudryk.

Sulmuesi ukrainas ende nuk e ka gjetur formën më të mirë që kur arriti në muajin janar, edhe pse kushtoi 88 milionë funte.

Sidoqoftë, Pochettino ka besim që Mudryk do ta tejkalojë këtë formë të dobët.

“Ai është lojtar i ri dhe me shumë talent. Mendoj se duhet të ketë qëndrueshmëri dhe besim, të punoj fortë në stërvitje gjatë kësaj jave dhe të dëshmoj që është i gatshëm të përformojë”.

“Duhet ta ndërtojë besimin si pjesë e skuadrës, si me shumë lojtarë të tjerë të rinj. Duhet pak kohë, por nuk ka dyshime mbi talentin dhe kualitetin e tij. Është thjesht çështje kohe”.

Chelsea nën urdhrat e Pochettinos ka një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e para në Premierligë, derisa në xhiron e radhës përballen me Lutonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat