​Di Maria refuzoi paratë e sheikëve për Benfican

Futboll

​Di Maria refuzoi paratë e sheikëve për Benfican

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 17:30
Angel Di Maria

Angel Di Maria e ka zbuluar se atij i ishte ofruar pagë marramendëse nga klubet e Arabisë Saudite, por që ai vendosi që të rikthehej te Benfica.

Pasi që kontrata e tij me Juventusin skadoi, Di Maria nuk kishte oferta të pakta, por ai vendosi ta dëgjojë zemrën e tij dhe të rikthehet te Benfica, tek e cila kishte luajtur mes vitit 2007 dhe 2010.Emra të shumtë të njohur të futbollit evropian u larguan nga klubet e tyre drejt Arabisë Saudite, duke ndjekur Cristiano Ronaldon te Al Nassri, por që Di Maria morri një tjetër vendim.

“Më thirrën nga Arabia Saudite, kisha shumë telefonata nga ta. Numrat që ata po ofrojnë janë të çmendur, por unë zgjodha me zemrën time, unë doja të rikthehesha te Benfica”, tha Di Maria.

Rikthimi i argjentinasit në Portugali deri tani ka qenë një aventurë e mirë për të, ku ai shënoi në debutimin e tij ndaj Portos, ndërsa Benfica fitoi titullin e Supertaca Candido de Oliveira. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat