Partizani pëson humbje minimale në Astana

Futboll

Partizani pëson humbje minimale në Astana

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 18:00
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare, Partizani i Tiranës, ka pësuar humbje me rezultat 1:0 në konak të Astanës, në takimin e parë të play-off-it të Conference League.

Në minutën e 41-të, Stjepan Llonçar nga rreth 18 metra e me goditje të fortë, ka shënuar në këndin e poshtëm.

Humbje minimale në Kazakistan, që i jep gjasa reale Partizanit që në sfidën e kthimit të përmbysin rezultatin dhe të kualifikohen në fazën e grupeve.

Vendasit dominuan takimin, ndërsa Partizani u mbrojt mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat