​Al Ittihad nuk heq dorë nga transferimi i Salah

Futboll

​Al Ittihad nuk heq dorë nga transferimi i Salah

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 19:03
Mohamed Salah.

Edhe pse agjenti i Mohamed Salah, Ramy Abbas Issa, e konfirmoi se klienti i tij mbetet i përkushtuar ndaj Liverpoolit, spekulimet sot nuk kanë të ndalur duke e lidhur yllin egjiptian me një kalim në Arabinë Saudite.

Skuadra saudite, Al Ittihad nuk ka hequr dorë nga transferimi i yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Al Ittihad tentoi që të nënshkruante më herët në këtë merkato me Salah. Ky i fundit nënshkroi një kontratë të re me Liverpoolin verën e kaluar, dhe ka edhe dy vite të mbetura në “Anfield Road”.

Vendimi final mbetet te Liverpooli, por disa burime i kanë thënë “Sky Sports” që Salah do dëshironte të dëgjonte se çfarë do të përfshihet në ofertën e Al Ittihad. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat