Sulmuesi amerikan kërkohet në Ligue 1

Futboll

Sulmuesi amerikan kërkohet në Ligue 1

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 19:14
Folarin Balogu

Sulmuesi amerikan kërkohet në Ligue 1!

Që prej fillimit të merkatos, “gjigandët” e Milanos, Inter e Milan u vunë në ndjekej të “bomberit” të Arsenal, Folarin Balogun, mirëpo duket se Italia është shumë larg të ardhmes së 22-vjeçarit amerikan.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, Balogun është shumë pranë rikthimit në Ligue 1, aty ku e kërkojnë “gjigandët” e Monaco, të cilët aludohet se kanë arritur një marrëveshje personale me vetë lojtarin dhe tashmë do të nisin negociatat me “topçinjtë”.

Për kartonin e 22-vjeçarit, bordi i Arsenal nuk pranon më pak se 60 milionë euro dhe tashmë na mbetet veçse të presim e të shohim se çfarë ofertë do të bëjnë francezët për të siguruar shërbimet e amerikanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat