Ja pse Partizani - Astana luhet në “Elbasan Arena”

Futboll

Ja pse Partizani - Astana luhet në “Elbasan Arena”

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 18:13
Partizani

Partizani do të luajë gjithçka në ndeshjen e dytë, e cila megjithëse jo zyrtarisht, pritet të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. 

Kjo sfidë është programuar për të enjten e ardhshme më 31 gusht në orën 20:00.

Siç dihet, stadiumi “Arena e Demave” nuk është licencuar për të zhvilluar ndeshje në kompeticionet europiane, ndërkohë që “Air Albania” është mbyllur për shkak të rigjenerimit të fushës për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë më 10 shtator në arenën tonë kombëtare.

Pavarësisht distancës, Partizani është kujdesur që pas ndeshjes të bëjë thirrje për sa më shumë tifozë në stadium, teksa në orët në vijim do të publikojë edhe çmimet e biletave. Edhe kjo sfidë do të transmetohet nga “MCN TV”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat