Tuchel e gjen zëvendësuesin e Pavard te Chelsea

Futboll

Tuchel e gjen zëvendësuesin e Pavard te Chelsea

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 18:22
Lojtarët e Chelsea

Benjamin Pavard është shumë afër largimit nga Bayern Munichu, dhe të nis një kapitull të ri në Serie A.

Bayerni dhe Interi janë shumë afër të arrijnë marrëveshje për transferimin e Pavard në “Giuseppe Meazza”.

Tani, kjo gjë e ka lënë Bayernin në një pozitë ku duhet të kërkojë zëvendësuesin e Pavard.

Thuhet se kampioni gjerman ka shprehur interesim në mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah.

Transferimi i Chalobahs është diskutuar nga krerët e klubit gjerman, pasi që ai ka profilin e lojtarit që Bayerni po e kërkon, si zëvendësues të Pavard.

Tuchel është një admirues i madh i 24 vjeçarit, pasi që dyshja kishin punuar së bashku në të kaluarën, kur trajneri gjerman ishte në krye të Chelseat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat