Moutinho rikthehet në Portugali

Futboll

Moutinho rikthehet në Portugali

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 23:45
Pamje nga prezantimi

Moutinho rikthehet në Portugali.

Pas 10 vitesh karriere të lavdishme, mes Ligue 1 dhe Premier League, “veterani” portugez i mesfushës, Joao Moutinho ka vendosur të rikthehet në Portugalinë e tij të dashur, teksa ka nënshkruar këtë të premte, me një prej “gjigandëve” të Liga NOS.

Mesfushori që u largua nga Porto në vitin 2013 për t’u transferuar në Monaco të Francës, sot, pas pesë sezonesh te Monaco dhe po aq te Wolverhampton, 36-vjeçari vendosi të kalojë në mënyrë zyrtare te skuadra e Braga.

Ish-“ylli” i Kombëtares “luzitane”, tashmë 36-vjeçar ka firmosur me skuadrën e tij të re deri në verën e ardhshme, ndërsa aty do mbajë veshur fanellën me numrin 28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat