Bashkimi do të ketë mbështetjen e “Ilirëve” në Koçani

Futboll

Bashkimi do të ketë mbështetjen e “Ilirëve” në Koçani

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 11:38
Tifozët

Drejtuesit e Osogovës nga Koçani i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së KF “Bashkimi”, që tifozët e tyre të mund të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Nikola Mantev”.

Stadiumi “Nikola Mantov” i plotëson të gjitha kushtet, ndaj tifozët mysafirë do të vendosen në tribunën lindore.

“E vlerësojmë shumë gjestin e miqve tanë sportivë nga Osogova.

Ne në klub dhe tifozët tanë jemi të kënaqur me përgjigjen. Me këtë Osogova tregoi një madhështi dhe ai sport luhet në radhë të parë për shikuesit.

Shpresojmë që në pranverë t’ua kthejmë në të njëjtën masë. Sporti duhet t’i bashkojë njerëzit dhe me qëndrimin e Osogovës ndaj nesh tashmë jemi bërë miq të mëdhenj. I falënderojmë edhe një herë”, ishte deklarata e presidentit të KF “Bashkimi”, Armend Destani.

Ndeshja e javë së tretë e Ligës së dytë maqedonase, Osogova-Bashkimi luhet sot me fillim prej orës 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat