Kukësi zyrtarizon një sulmues

Futboll

Kukësi zyrtarizon një sulmues

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:01
Kukësi

Kukësi zyrtarizon një tjetër sulmues. Fjala është për Carlos Nazayro Rivas, i cili është me kombësi peruane dhe vjen nga kampionati peruan.

23-vjeçari ka firmosur me verilindorët një kontratë dyvjeçare dhe do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Rraman Hallaçi duke shtuar kështu opsionet në repartin ofensiv.

Kujtojmë se para disa ditësh, Kukësi zyrtarizoi një tjetër lojtar nga Peruja, Sebastian La Torre.

Ndërkaq, mbrëmjen e së premtes verilindorët njoftuan marrëveshjen edhe me mbrojtësin Endri Reçi dhe mesfushorin Klevis Hilaj.

" Futboll Klub Kukësi njofton se Sulmues Krahu Carlos Nazayro Rivas është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!

Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

 23 vjeçari, i lindur në Peru, vjen te Kukesi nga kampionati Peruian !

 Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Nazayro", njoton FC Kukësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat