Al-Nassr nuk ndalet

Futboll

Al-Nassr nuk ndalet

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:47
Raphinha

Franck Kessie mund të mos jetë i vetmi futbollist nga skuadra e Barcelonës që merr rrugën për në Arabinë Saudite këtë verë. Siç raporton “Sportitalia”, Al-Nassr është shumë i interesuar për të siguruar shërbimet e Raphinhas.

Edhe pse ende nuk ka pasur një ofertë zyrtare nga skuadra ku luajnë Cristiano Ronaldon, Marcelo Brozovic, Sadio Mané dhe Aymeric Laporte, kontaktet fillestare tashmë kanë ndodhur. Anësori brazilian e ka bërë shumë të qartë publikisht se asgjë dhe askush nuk do ta bëjë atë të heqë dorë nga ëndrra e tij për të pasur sukses te Barça.

Do të shohim nëse interesi i Al-Nassr i modifikon planet e tij, por gjithçka tregon se vullneti i brazilianit për të vazhduar mbrojtjen e fanellës së Barçës mbetet i paprekur.

Ndërkohë, këtë fundjavë, Raphinha do të mungojë në ndeshjen e dytë dhe të fundit të pezullimit, pas përjashtimit me karton të kuq ndaj Getafes.

Media të ndryshme saudite shtojnë informacionin se Al-Nassr është gjithashtu i interesuar për Antoine Griezmann. Skuadra e drejtuar nga Luís Castro mendon që me brazilianin ose francezin të zëvendësojnë Anderson Talisca, e ardhmja e të cilit është e pasigurt.

Duket e vështirë për secilin nga dy lojtarët që të largohen në një afat të shkurtër nga futbolli europian, por nëse kemi mësuar diçka në muajt e fundit, është se asnjë skenar nuk mund të përjashtohet. Aq më pak me paratë e sauditëve që po derdhen
“lumë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat