Giroud, shumë më tepër se një sulmues

Futboll

Giroud, shumë më tepër se një sulmues

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 13:49
Giroud

Revolucioni i verës në merkaton e transferimeve të Milanit nuk ka prekur disa hierarki, si ajo e pikënisjes së kuqezinjve, të cilët për të tretin sezon radhazi shfaqen në majë të sulmit me Olivier Giroud si numri 9.

Sulmuesi francez, protagonist absolut i titullit të fituar dy sezone më parë nga kuqezinjtë, me lamtumirën e Ibrahimovic bëhet lojtari më me përvojë në skuadër mes titullarëve. Në vitin e tij të tretë me kuqezinjtë do të jetë gjithnjë e më shumë lider i skuadrës, si edhe bomber.

Siç shpjegon “Tuttosport”, Giroud është gjithnjë e më vendimtar në mekanizmat e Milanit të Piolit. Entuziazmi, karizma, uria….; Giroud nuk e ka humbur motivimin me kalimin e moshës dhe i shtyn shokët e skuadrës të japin gjithçka për të arritur qëllime të reja.

Ai e nisi sezonin e ri shkëlqyeshëm, me një super paraqitje (me gola) në Bologna dhe sonte synon ta bëjë sërish kundër Torinos.

Ndërkohë që Milani është në kërkim të një sulmuesi të ri në këto ditë të fundit të merkatos së transfertave, Pioli mbështetet te “pjesët” e sigurta të përdorura, si kampioni i botës Giroud, për të cilin nuk i mungojnë lëvdatat kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat