​Prishtina e njofton me humbjen ekipin e Malishevës, Feronikeli 74 merr fitoren e parë

Futboll

​Prishtina e njofton me humbjen ekipin e Malishevës, Feronikeli 74 merr fitoren e parë

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 18:42
​Prishtina e njofton me humbjen ekipin e Malishevës, Feronikeli 74 merr fitoren e parë

Prishtina është rikthyer te fitorja duke e mposhtur Malishevën në kuadër të javës së tretë në Superligë. Ndeshja e zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali është mbyllur me rezultat 3:1 në të mirë të skuadrës së drejtuar nga Debatik Curri.

Kryeqytetasit e gjetën golin në minutën e 11-të përmes Leotrim Kryeziut nga penalltia. Epërsinë në 2:0 e shtoi Drilon Islami në minutën e 38-të, me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Loja e mirë e prishtinasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, kur Hasan Hyseni shënoi pas një aksioni të shkëlqyeshëm në minutën e 63-të, me asistim të Jalen Blesas. Ndërkohë, golin e vetëm për mysafirët e shënoi futbollisti kamerunas, Robert Mathieu Ndjigi, në minutën e 68-të.

Për Prishtinën kjo ishte fitorja e dytë në këtë edicion dhe vjen pas barazimit pa gola me Gjilanin në javën e kaluar. Në anën tjetër, për Malishevën kjo është humbja e parë pas dy fitoreve radhazi.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Feronikeli 74 realizoi fitore të vështirë para tifozëve të vet në duel me Gjilanin, me rezultat 1:0.

Golin e fitores për skuadrën nga Drenasi e shënoi Shpresim Zogu, në minutën e 86-të. Për Feronikelin 74 kjo ishte fitorja e parë në elitën e futbollit kosovar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat